Debate me Klotilda Bushkën në Komisionin e Etikës, Berisha: Nuk ka më paqe në Parlament
Debatet kanë vijuar edhe ditën e sotme mes deputetëve në Komisionin e Etikës. Në orën 15:30 ishte vendosur seanca për caktimin e masës ndaj deputetëve të opozitës për përplasjet e djeshme në parlament.
Deputetët opozitarë mes tyre edhe Sali Berisha kërkuan praninë e mediave në seancë. Ata bënë debate të forta me kryetaren e Komisionit të Etikës, Klotilda Bushka. Nga ana tjetër Berisha u shpreh se opozita është e vendosur në kërkesat e saj dhe nuk do të ketë më paqe në parlament. Përveç Bushkës në korridoret e Kuvendit kishte dhe deputetë të tjerë të mazhorancës si Eduard Shalsi, Arben Pëllumbi dhe Blerina Gjylameti.
Albana Vokshi nga ana tjetër ka debatuar së bashku me deputetin Spaho me deputetin Shalsi dhe kryetaren Klotilda Bushka.
Kjo e fundit vendosi përjashitmin e deputetëve të opozitës nga parlamenti për 7 ditë. Sipas deputetëve të opozitës ky vendim u mor në mënyrë diskrete pa u marrë në pyetje apo pa dëgjuar fjalën e deputetëve të opozitës dhe mbrojtjen e tyre.