AKTUALITETSTAR CHANNEL

Defekt në nënstacionin e Kafarajt, qyteti i Fierit mbetet pa ujë

Një defekt elektrik i ndodhur pasditen e sotme në nënstacionin elektrik të Kafarajt ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, kanë dalë jashtë funksionit pompat që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin, duke krijuar probleme të menjëhershme për mijëra banorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime zyrtare bëjnë me dije se disa grupe pune janë angazhuar në terren për të lokalizuar dhe riparuar defektin, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të situatës në normalitet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim nga qytetarët, duke garantuar se furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të riparohet problemi teknik.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button