KRONIKË

“Dëgjuam krismat!”, flasin fqinjët: Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos. Kur i shoqi ishte gjallë…


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbetën të vrarë Emiljano Pine dhe Ilo Lluka.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Banorët e lagjes, kanë thënë për News 24 se fillimisht kanë menduar se krismat kanë qenë fishëkzjarre, por se kur kanë dalë në rrugë kanë gjetur të shtrire në rrugë të dy trupat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tha njëri prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, ka deklaruar një tjetër.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qera. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh.

Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten.

61 vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

Related Articles

Back to top button