KRONIKËSTAR CHANNEL

DEL FOTO e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, që u ekzekutua në Shkodër, makina u bë “shoshë” nga breshëri e plumbave

Personi që shihni në foto është Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja u shënua në Dragoç të Shkodrës, i riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz”, ku është qëlluar me breshëri plumbash. Plumba që i kanë marrë jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por kanë qenë banorët e zonës që mëngjesin e sotëm kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fqinjët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ishin, pasi aty pranë ndodhet një lokal dasmash.

Reklama në FieriWeb

33-vjeçari kishte vetëm 1 vite që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte jetuar dhe [punuar. Një nga pistat që po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm në Belgjikë që mund të ketë çuar në atentatin e mbrëmshëm.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button