KRONIKË

Del foto/ Ky është punonjësi i Policisë Kufitare në Dhërmi që ndërroi jetë teksa ishte duke patrulluar në det


Dhërmi- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dhërmi. 56-vjeçari, Sinan Abilaliaj punonjës i Policisë Kufitare, foton e të cili e keni më poshtë, ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke patrulluar në det.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia njofton se 56-vjeçari i cili ka qenë drejtues i mjetit lundrues nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin përballë stacionit të Policisë Kufitore dhe ka dalë në breg.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i policisë ndërrroi jetë. Paraprakisht dyshohet se Abilaliaj ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Policia saktëson se ‘rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi , Sinan Abilaliaj, 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit

Related Articles

Back to top button