AKTUALITET

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa hektarë tokë bujqësore, rrezikohen disa banesa në Krujë

Reshjet intensive të së shtunës kanë shtuar prurjet në lumin Ishëm, duke bërë që të dalë nga shtrati. Disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa është afruar disa banesave në Krujë.

Nëse reshjet e shiut vijojnë me intensitet rrezikohen edhe banesat në fshatin Murqinë. Njëkohësisht probleme nga reshjet ka edhe në disa fshatra të zonës perëndimore të Fushë-Krujës./abcnews.al

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button