POLITIKËSTAR CHANNEL

Dëmet në bizneset te Zogu i Zi, Ibrahimaj: Nuk duan që Shqipëria të përparojë me tej!

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te Zogu i Zi në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Ajo ka kundërshtuar pretendimet se pas akteve të dhunës qëndrojnë studentët dhe u ka bërë thirrje bizneseve të dokumentojnë dëmet e pësuara.

Ajo tha se pas shkatërrimeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas saj, kanë dëmtuar vendin edhe më parë, këtë herë me ndihmë të huaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reagimi i ministres:

“Kam ardhur tek Zogu i Zi për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin. Nuk janë studentë ata që duan që mundi dhe djersa e prindërve të shokëve dhe shoqeve të tyre të dëmtohet dhe shkatërrohet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Është e njëjta dorë që ka dashur që Shqipërinë ta lejë mbrapa. Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendin, por kësaj rradhë, ndryshe nga herët e tjera me ndihm,a të huaja që nuk duan që Shqipëria të përparojë e të futet në BE.

Unë u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të dokumentojnë dëmet e bëra që Ministria e Ekonomisë dhe organet e drejtësisë të bënë detyrën e tyre dhe të adresojnë dëmet e bëra nga një dorë e pabesë që do të shohë Shqipërinë të shkatërruar” tha Ibrahimaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button