AKTUALITETEKONOMI

Denaj: Financim fermerëve 15 milionë lekë për serrat e perimeve nga Skema e Investimeve


Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024, adreson mbështetje financiare për fermerët në ndërtimin e serrave të reja diellore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zbardhi detaje të financimit të drejtpërdrejtë grant që përfitojnë fermerët për kategori të ndryshme të serrave në prodhimin bujqësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas saj, me Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, fermerët do të përfitojnë mbështetje për ndërtimin e serrave diellore të reja nga 0.2 ha deri në 2 ha.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kështu, përfitohen deri në 15 mln lekë për serrat e prodhimit të perimeve, deri në 8 mln lekë për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë, deri në 4 mln lekë për serrat e prodhimit të luleshtrydheve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Mbështesim fermerët shqiptarë me projekte që fuqizojnë prodhimin e brendshëm dhe rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare”,deklaroi Denaj.

Ministrja informoi se aplikimet hapen së shpejti për këtë skemë. Skema Kombëtare e Investimeve ka si qëllim nxitjen e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit bujqësor përmes mbështetjes financiare, duke mbështetur zhvillimin dhe rritjen e bujqësisë së qëndrueshme, fuqizojmë aktivitetin e fermerëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”
Denaj: Financim fermerëve 15 milionë lekë për serrat e

Related Articles

Back to top button