AKTUALITETPOLITIKË

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë rrugët, portet dhe aeroportet.


Kryesia e PD është mbledhur në një takim urgjent, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Përpos sulmeve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve që lanë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Flamur Noka ka shkuar edhe më tej me skenarët e çmendur për të kundërshtuar vendimin e Apelit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime për Shqiptarja.com brenda mbledhjes së Kryesisë, bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore. Çmenduria e Nokës shkon edhe më tej ndërsa propozon bllokim të aeroportit, porteve, si edhe të universiteteve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edhe Berisha, në fjalën e tij online, paralajmëroi protesta, duke thënë se Ramës do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button