Dënohet 19-vjeçari shqiptar në Angli, në makinë iu kapën një arsenal me armë
Një djalë i ri shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar Arbër Axhami, i cili u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij.
Oficerët ndaluan makinën tip Mercedes të Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.
Një kontol në automjet çoi në gjetjen e një municioni armës, përfshirë shigjeta dhe thika.
Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thike, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent dhe pa siguracion.
I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.