AKTUALITETSTAR CHANNEL

Denoncim nga një qytetar në Fier: Vjedhje biçikletash dhe skuterësh në lagjen “Kongresi i Përmetit”

Një qytetar ka denoncuar në FieriWeb një rast shqetësues vjedhjesh që po ndodhin në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier. Sipas tij, autorët e dyshuar janë fëmijë, të cilët veprojnë me dijeninë e prindërve të tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Më kanë vjedhur 2 biçikleta dhe 2 skuter të fëmijëve në garazh. Nëse kanë prindër të përgjegjshëm, ju lutem ktheni sendet e vjedhura! Në të kundërt do kaloj në rrugët e tjera me polici. Sot më morën dhe një tjetër skuter që kishin lënë para dy ditësh, ndërsa më parë më morën edhe biçikletat. I morën edhe komshiut biçikletën, por e lanë pasi u pikasën nga administratori i pallatit.” – shkruan qytetari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai apelon për kthimin e sendeve të vjedhura dhe thekson se, nëse kjo situatë vazhdon, do të ndjekë rrugën ligjore duke përfshirë Policinë e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

📸 Fotot e dërguara nga qytetari tregojnë momentin kur dy fëmijë marrin një skuter (monopatinë), si edhe pamje nga tentativa e vjedhjes së një biçiklete, por që u pengua nga administratori i pallatit.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja është e rëndë dhe jashtëzakonisht shqetësuese, pasi përfshihen fëmijë të vegjël duke vjedhur sende të të tjerëve. Rasti bëhet edhe më shqetësues, sepse protagonistët janë fëmijë të vegjël dhe sendet e vjedhura shpesh shkojnë në shtëpi, ku prindërit duket se nuk shqetësohen për origjinën e tyre. Kjo tregon një mungesë të përgjegjësisë prindërore dhe rrit shqetësimin e komunitetit për edukimin dhe mbikëqyrjen e fëmijëve, duke e bërë situatën edhe më alarmante për banorët e lagjes.


Related Articles

Back to top button