AKTUALITETSTAR CHANNEL

Deputetë shqiptarë dhe eurodeputetë në Zvërnec, në fokus biodiversiteti dhe projektet e zhvillimit

14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, së bashku me 5 eurodeputetë, kanë mbërritur sot në Zvërnec, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur i pari në zonën e Zvërnecit. Në prononcimin e tij, ai tha se vizita synon të shohë nga afër situatën në këtë zonë, me fokus te biodiversiteti dhe mbrojtja e mjedisit.

Reklama në FieriWeb - “”

Beleri theksoi se nuk është kundër zhvillimit, por sipas tij, çdo investim duhet të realizohet duke respektuar rregullat e shtetit, të drejtat mbi pronën, si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

Ndërkohë, deputetët shqiptarë dhe eurodeputetët janë pritur në Manastirin e Zvërnecit nga prifti i Kishës së Shën Mërisë, Atë Jan Tereziu.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai i ka shoqëruar të pranishmit në ambientet e kishës, duke u treguar për historinë dhe vjetërsinë e këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Gjatë vizitës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka pyetur Atë Jan Tereziun edhe lidhur me investimet që parashikohen të realizohen në zonën e Zvërnecit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prifti është shprehur se ky është një vend i Zotit dhe se në ambientet e Manastirit nuk mund të bëhet politikë.

Në përfundim të vizitës, deputetët dhe eurodeputetët janë ndalur për të konsumuar një kafe në ambientet e Manastirit të Zvërnecit.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, pritet që në vijim të mbërrijnë edhe deputetët e tjerë pjesë e delegacionit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button