AKTUALITETSTAR CHANNEL

Deputetja e re e Qarkut Fier, Zegjine Caushi reagon pas sulmeve mediatike: “Qytetarët meritojnë informacion të saktë”

Deputetja e re e Qarkut të Fierit, Zegjine Caushi, është bërë së fundmi objekt i një serie raportimesh mediatike, të cilat ajo i cilëson si të pasakta dhe të pabazuara në fakte. Në një deklaratë publike, Caushi ka reaguar duke sqaruar të dhënat e publikuara dhe duke kërkuar që media të respektojë standardet e informimit profesional.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ajo thekson se pozicionet e saj të punës ndër vite janë pasqyruar gabimisht, duke bërë publike funksionet e sakta që ka mbajtur: Specialiste në Emergjencat Civile, Kryeinspektore e IVMT, si dhe juriste pranë shoqërive “BA2” shpk dhe “Illyrian Guard”, ku marrëdhënia e punës përfundoi më 25 mars 2025.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Caushi nënvizon se të ardhurat e saj janë të deklaruara zyrtarisht dhe të shoqëruara me dokumentacion bankar, duke mohuar çdo aludim tjetër.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Qytetarët meritojnë informacion të saktë, jo dezinformim,” është shprehur ajo, duke shtuar se do të vijojë të mbetet transparente në çdo hap.

Reklama në FieriWeb
Screenshot

Related Articles

Back to top button