KRONIKË

Dëshmi kontradiktore në GJKKO, SPAK ndërpret bashkëpunimin me “ish-ushtarin” e Nuredin Dumanit


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK, ka vendosur që të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hoxhaj akuzohet për një sërë krimesh, mes tyre edhe tentativa për krijimin e kushteve për vrasjen e Endrit Dokles, apo dhe eksplozivin në banesën e Talo Çelës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai është cilësuar edhe si ushtar i Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga ana tjetër, edhe Hoxhaj kishte marrë më herë rolin e të penduarit të drejtësisë, duke rrëfyer për hetuesit e SPAK krimet mbi të cilat kishte dijeni së bashku me Nuredin Dumanin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërprerja e bashkëpunimit të SPAK me Hoxhajn erdhi dyshohet të ketë ardhur për shkak se dëshmitë e tij nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit për disa raste, duke krijuar kontradikta.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button