KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Dëshmia e turistëve për zjarrin në Apoloni: Panë një person të fshehur pranë rrënojave, më pas u largua me vrap

Fier – Në redaksinë e FieriWeb kanë mbërritur disa video dhe dëshmi nga turistë që ndodheshin sot në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në momentet kur zjarri përfshiu kodrat përreth parkut.

Sipas dëshmisë së një prej qytetarëve, një grup turistësh ndodhej në zonën e parkut dhe kishte lëvizur drejt pjesës së rrënojave antike. Në një moment, ata kanë konstatuar praninë e një personi të panjohur, i cili, sipas tyre, ndodhej i ulur dhe pjesërisht i fshehur pranë disa gurëve dhe rrënojave antike.

Reklama në FieriWeb - “”

Dëshmitarët e përshkruajnë personin si një burrë rreth 30–40 vjeç, me flokë pak kaçurrela dhe me thinja, me syze dhe që fliste anglisht.

Sipas qytetarit, grupi është befasuar nga prania e tij në atë zonë dhe e ka pyetur se nga ishte. Personi është përgjigjur se ishte nga Izraeli.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas komunikimit me turistët, sipas dëshmisë, personi është ngritur dhe është larguar nga vendi. Dëshmitari pretendon se ai është ngjitur në një pjesë më të lartë të zonës për të parë drejtimin ku po shfaqej zjarri dhe më pas është larguar me vrap nëpër një rrugë tjetër, duke humbur nga pamja e grupit.

Pak pas këtyre momenteve, turistët kanë konstatuar shfaqjen dhe përhapjen e flakëve në periferi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për shkak të kohës dhe vendndodhjes ku është parë personi, grupi i turistëve ka ngritur dyshime se ai mund të kishte lidhje me nisjen e zjarrit. Megjithatë, këto mbeten vetëm dyshime të dëshmitarëve dhe nuk përbëjnë një fakt të konfirmuar.

Pamjet e siguruara nga FieriWeb tregojnë personin në distancë, në dy momente të ndryshme, ndërsa dëshmitë e turistëve mund të jenë të vlefshme për autoritetet nëse hetimet do të fokusohen edhe te pista e zjarrvënies së qëllimshme.

Reklama në FieriWeb
https://www.instagram.com/reel/DdmoPXWx3yJ/?stkn=MXFhdXVvNHYzNnAxYQ==

Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar që e lidh personin e përshkruar me zjarrin dhe nuk dihet nëse Policia ka identifikuar apo marrë në pyetje ndonjë person në lidhje me ngjarjen.

Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e nisjes së tij pritet të përcaktohen nga grupi hetimor. Zjarri në kodrat e Apolonisë ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe ka rrezikuar edhe territorin e Parkut Arkeologjik.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button