AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Dëshmori i harruar fierak/ Rrëmbeu autoblindën dhe zuri rob një repart me italianë

Histori të pathëna, dëshmorë të atdheut emrat e të cilëve shpesh harrohen… Familjarë dhe të afërm që nderojnë kujtimin e tyre, disa me dhimbje të freskët si në rastin e policëve të vrarë, disa me pengje dhe amanete si nipi i Vagjel Ruskut…

Reklama në FieriWeb

Vangjel Lakuriqi, nuk e ka njohur dajën e tij, por viziton shpesh varrezat e dëshmorëve, si amanet nga e ëma.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Unë vij shpesh, e kam amanet nga nëna që varrin e dajës ta vizitoj”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vangjel Rusku, ishte teper i ri kur iu bashkua forcave antifashiste dhe vetëm 21 vjeç kur ra dëshmor. Akti i tij heroik që për studiuesit ne fier është i rrallë, ishte rrëmbimi i nje autoblinde italiane, në mes të repartit ushtarak. Ngjarja zhvillohet në Portëz pak kohë përpara kapitullimit të Italisë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nipi i dëshmorit e njeh historinë nga e ëma, gjithashtu partizane. Pasi rrëmbeu autoblindën së bashku me disa bashkëluftëtarë, i gjithë municioni, armatimi dhe ushqimet e repartit italian, iu dergua partizanëve. Me herët Rauf Nallbani si përfaqësues i forcave partizane, dështoi në negociatat me italianët për t’iu dorëzuar ushtrisë vendase, pasi plani i fashistëve ishte të dorëzoheshin te gjermanët që pritej të mbërrinin në Shqipëri

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Me profesion shofer, i riu fierak ishte ndër të paktët që mund ta ngiste mjetin ushtarak. Se bashku me shokët e tij ai kreu sulme ndaj pushtuesve deri sa mbaruan muncionet.

Lufta vazhdoi ashtu si edhe heroizmi i Vangjel Ruskut. Ai ra dëshmor në betejen e Shkallës së Tujanit pak kilometra larg Tiranës.

Inteligjenca dhe shkathtësia e Ruskut, me një pamje mbresëlënëse fizike e ndihmuan të kryente operacione të fshehta në shërbin të luftës nacionalçlirimtare.Emri i Vangjel Ruskut nga rruga pranë qëndrës së Fierit eshte zhvendosur në një rrugë periferike. Kjo për nipin e tij, është mungesë vlerësimi.

Historia e Vangjel Ruskut dhe personaliteti i tij janë përshkruar me detaje edhe në një libër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button