KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaj i ri nga dosja hetimore/ Efektivi Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb gjatë operacionit në Bodesë

Dosja hetimore për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më 4 qershor në malin e Bodesë, në Korçë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas dokumenteve hetimore, arma automatike e efektivit të ndjerë u gjet pranë trupit me 29 fishekë në krëhër dhe një fishek në fole, çka tregon se ai nuk ka arritur të kryejë asnjë qitje gjatë operacionit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja që t’i përkasin armës së Mekollit. Ndërkohë, në zonë janë sekuestruar dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat dyshohet se janë qitur kryesisht nga arma automatike e autorit të dyshuar, Violand Braçellari.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas hetimeve, policia kishte organizuar një operacion për kapjen e Braçellarit pas një kallëzimi për dhunë dhe kanosje me armë. Në momentin kur efektivët po rrethonin stallat ku ai qëndronte, i dyshuari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj forcave të rendit.

Reklama në FieriWeb

Nga sulmi mbeti i vrarë Enea Mekolli, ndërsa u plagos punonjësi i policisë Edison Adri, i cili sipas dosjes hetimore ka përdorur armën e shërbimit dhe ka kryer të paktën gjashtë qitje.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkëmbimi i zjarrit mes autorit të dyshuar dhe forcave të policisë ka vijuar edhe pasi Enea Mekolli ishte goditur për vdekje. Ekspertizat balistike dhe hetimet në vijim pritet të përcaktojnë me saktësi dinamikën e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button