KRONIKËSTAR CHANNEL
Detaj i ri nga ngjarja tragjike në Roskovec: Banorët pretendojnë se Refit (Nertil) Buzi lëvizte lirshëm, ndonëse ishte në arrest shtëpie
Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Sipas banorëve të zonës, Refit (Nertil) Buzi, i cili dyshohet si autor i krimit, ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Megjithatë, banorët pretendojnë se ai lëvizte lirshëm jo vetëm në rrugët e fshatit, por edhe në zona të tjera, pavarësisht kufizimeve që parashikon kjo masë sigurie.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, pritet të ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e mbikëqyrjes dhe zbatimit të masës së “arrestit në shtëpi” nga institucionet përgjegjëse. Deri më tani, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me këto pretendime.




