KRONIKË

DETAJE/ BKH dhe policia mësyjnë në “Delta Farma”, hetim për një çështje të re penale, çfarë e lidh Ilir Beqajn me pronarët e farmacive?


Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që BKH dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se kontrolli ka nisur që prej mesditës së sotme, në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqaj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kontrolli në “Delta Farma” dhe farmaci të tjera është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, e po ashtu edhe kompjutera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive, dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.

Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Kontrolle në këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.

Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave.

Related Articles

Back to top button