Detaje nga aksidenti në Belsh/ Të plagosur 4 anëtarë të një familjeje, në gjendje të rëndë nëna dhe…
Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në fshatin Dragot në Belsh u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçe. Makina që drejtohej nga nëna e vajzave doli nga rruga dhe u përmbysur në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.
Të plagosurit u nxorën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.
Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.
Burimet zyrtare spitalore bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.
Të njëjtat burime konfirmojnë se të plagosurit po mbahen nën monitorim, ndërkohë që po u bëhet ekzaminimet e nevojshme.