KRONIKË

Detaje nga arrestimi i Gjicit/ SPAK kontrolle në shtëpinë e vajzës që shfaqet në video-skandal, ja çfarë sekuestruan


Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici pas skandalit seksual në zyrën e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës e cila shfaqet në videoskandalin e Gjicit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq vajza që shfaqet në video është lënë në masën “arrest shtëpie”, e akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Video ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma.K u publikua gjerësisht në rrjet më datë 16 qershor.

Pas aktit seksual flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Disa orë pas publikimit, Gjici reagoi në rrjete sociale duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Rikujtojmë se Gjici fitoi mandatin e dytë në krye të bashkisë Kukës në zgjedhjet e 14 majit përballë Admir Sinamatit të “Bashkë Fitojmë”.

Related Articles

Back to top button