KRONIKË

Detaje nga dhuna barbare ndaj policit dhe të afërmit të tij në Kombinat, autorët i zunë pritë pranë banesës dhe i goditën me shkopa bejsbolli


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme në Kombinat, ku u dhunua barbarisht një efektiv policie dhe i afërmi i tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se 7 persona të paidentifikuar ende kanë sulmuar dhe dhunuar me shkopa bejsbolli policin dhe vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.26 në rrugën “Besim Alla”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Policia ka qenë në makinën e tij së bashku me vëllain, kur i është bërë pritë nga disa makina me targa angleze, raporton “News24”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Polici ka tentuar që makinën të fusë brenda një garazhi në një pallat për të shpëtuar kështu nga agresori, por e ka pasur të pamundur. Atë moment agresorët kanë arritur t’i nxjerrin nga makina dhe i kanë dhunuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas “News 24”, ka pasur edhe të shtëna me armë, gjë që nuk është konfirmua nga Policia e Shtetit. Polici dhe vëllai i tij, ndodhet në spital pasi kanë marrë plagë të shumta.

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë”, njoftoi policia për ngjarjen.

Related Articles

Back to top button