Detaje nga ekzekutimi në Durrës, 38-vjeçari ishte në makinë me një shok kur u qëlluan me breshëri plumbash
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar pas mesnate në Sukth të Durrësit, ku u ekzekutua një 38-vjeçar.
Bëhet me dije 38 vjeçari, Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash teksa po kthehej në banesë, pasi kishte konsumuar një kafe me mikun e tij.
Makina që drejtohej nga Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë automatiku. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku që ishte në makinë me të, fatmirësisht nuk është plagosur.
Ai ka treguar para uniformave të policisë se po ktheheshin në shtëpi, kur u qëlluan me breshëri plumbash. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje 10 persona, familjarë dhe të afërm të viktimës.
Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar këtë ngjarje, pasi burime për media pretendojnë se Dervishaj ishte një person i qetë dhe pas asnjë precedent të mëparshëm penal.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati si dhe për identifikimin e autorve.