Detaje nga Konflikti mes adoleshentësh në lagjen “8 Shkurti” në Fier, 16-vjeçari plagoset në këmbë ndërsa shëtiste qenin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një 16-vjeçar është plagosur në këmbë pas një konflikti mes adoleshentësh. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Sipas burimeve, i riu ishte duke shëtitur qenin kur ndodhi konflikti. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ka marrë trajtim mjekësor në katin e parë të urgjencës. Fatmirësisht, gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.
I pyetur nga autoritetet, 16-vjeçari nuk ka dhënë detaje të qarta mbi ngjarjen, duke pohuar se nuk e ka parë personin që e ka plagosur. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të motiveve të sherrit.