KRONIKË

Detaje nga plagosja e punonjësit të IMT-së, autorit i kishin shembur banesën, u arrestua menjëherë pas ngjarjes (EMRAT)


55-vjeçari Ilirjan Gavelli është punonjësi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit që u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia thotë se autori Qani Muça është prangosur menjëherë pas ngjarjes. Konflikti ka ndodhur pasi IMT i kishte shembur banesën Muçës. Ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë punonjësin e IMT-së.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gavelli ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin mes rrrugëve “Todi Shkurti” dhe “Kristaq Capo”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Informacion nga Policia mbi ngjarjen:

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button