AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Detaje nga sulmi me arme ne Itali, arrestohet autori, në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku në atë që duket se ka qenë një përballje bandash, ka humbur jetën një shqiptar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mediat Italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetë një 30-vjeçar shqiptar, ndërkohë në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shtetas shqiptar, 23-vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dinamika e ngjarjes

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo që u raportua si përplasje mes shqiptarësh dhe marokenësh, duket se nuk ka qenë e tillë.

Përplasja ka ndodhur mes dy bandash shqiptare, ku grupi i parë prej pesë personash ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit “Shake”, ndërkohë që grupi kundërshtar përbëhej nga katër anëtarë, shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Autori qëlloi të paktën me 10 plumba, prej të cilave humbi jetën në vendngjarje një 30-vjeçar, i cili u godit në gjoks.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

Related Articles

Back to top button