KRONIKËSTAR CHANNEL

DETAJE nga vrasja e Bujar Nasufit në Tiranë/ Autori e qëlloi nga një distancë e afërt, biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes

Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori vijon ende i paidentifikuar, ndërsa detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, policia ka zbuluar se autori i maskuar me kapuç e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas informacioneve kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë. Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas tij mjeti i viktimës. Në momentin që biznesmeni ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka vrarë, më pas është larguar me motor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Bëhet me dije se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin e ngjarjes. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës, ku dy plumba e kanë kapur në gjoks.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aktualisht pista kryesore e hetimeve është konflikti në rrethin familjar. Sipas fqinjëve viktima ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konfliktej dhe bënte një jetë normale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button