Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë – Korfuz, SMS-ja ‘Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
Detaje të reja kanë dal nga humbja e jetës së biznesmenit Armand Nelaj nga Saranda më 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.
Sipas informacioneve, mendohet që Armandi pasi është zhytur në ujë, telefoni ka humbur valët dhe kur ka dalë mbi ujë, telefoni ka hyrë në valë greke dhe i ka mbërritur mesazhi nga rrjeti grek “Welcome to Greece”, që të aktivizonte shpërthimin.
Armandi Nelaj dhe miku i tij i arrestuar, Erdion Muho, prej shumë kohësh kanë pasur konflikte me Andrea Qirjakon, i cili po ashtu si ata kryen itinerarin e udhëtimit Sarandë-Korfuz duke dërguar turistë e pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas.
Këto konflikte nuk u kaluan asnjëherë mes tyre, duke çuar deri në tentativën për vendosjen e tritolit te anija “Fenikas Lines”. Erdion Muho, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidatë në siglën e pasrtisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit.