KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja nga aksioni blic në Roskovec: Në pranga babë e bir, sekustrohen armë, municione dhe rreth 20 kg kanabis

Në vijim të informacionit për operacionin e befasishëm të zhvilluar pasditen e djeshme në Roskovec, burime konfidenciale bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas, Asqeri Hada dhe Adiol Hada, babë e bir.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta, 2 armë zjarri automatike (kallashnikovë), 2 granata, qindra fishekë, si dhe rreth 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dy shtetasit janë shoqëruar dhe arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar në orët në vijim.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button