KRONIKËSTAR CHANNEL
Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur, viktima i hetuar për vjedhje

23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.
Sipas gazetares, Dorjana Bezat ai ka mavijosje në qafë.
Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.
Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.
Makina ka rënë brenda në liqen dhe
Dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23 vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.




