AKTUALITETBOTAKRONIKË

Detaje të reja nga shpërthimi në Bolonja, 4 të vdekur, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i fuqishëm pasditen e sotme në Centralin Elektrik të Bolonjas në Itali. Sipas autoriteve Italiane deri më tani janë evidentuar 4 viktima dhe 5 të plagosur. Ndërkohë që bëhet e ditur se 3 persona të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mbi këtë tragjedi ka reaguar edhe Perfekti i Bolonjës, i cili evidentoi se shkak për këtë ngjarje në termocentral është bërë shpërthimit i një turbine duke bërë që situata të përshkallëzohet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shpërtheu një turbinë”, – u shpreh perfekti i Bolonjës mbi shkakun e shpërthimit të centralit në Bolonja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në operacionin e kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi shpërthimi janë të përfshirë mbi 40 zjarrfikës për të ndihmuar në gjetjen e të tjerëve, ndërsa pritet që numri të rritet.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas informacioneve shpërthimi ka ndodhur teksa punonjësit po punonin për turbinat, teks raportohet se një numër i lartë stafi ndodhej në hidrocentral.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button