Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Jetonte i vetëm, si e gjeti të vdekur xhaxhai në banesë

Detaje të reja kanë dal nga vrasja e 20-vjeçarit në fshatin Guci e Re në Shkodër.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Pavlin Preka jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Prek Preka ka deklaruar se familja e tyre nuk ka hamsëri.
“Pavlini është djali vëllaut, e kam nip. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vetë në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Gjendja ekkonomike…kanë ngrënë një kafshatë buke me forcim, është rritur vetëm me babanë. Halle si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta“, deklaroi ai.
Kujtojmë se Pavlin Preka u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij. Ai u qëllua me një plumb të vetëm në gjoks.
Sakaq, raportohet se ka qenë xhaxhai i tij i cili pasi nuk është përgjigjur në telefon ka shkuar dhe e ka gjetur te vdekur. Preka është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes