KRONIKËSTAR CHANNEL
Detaje të reja nga vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, në kërkim dy vëllezër

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, Donaldo dhe Marjaldo Nela, të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se viktima dhe autorët e dyshuar kanë qenë të ndarë në dy grupe, ndërsa mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri.
Si pasojë e përplasjes me armë, ka mbetur i plagosur edhe Darjo Nela, vëllai i dy personave të shpallur në kërkim.
Policia vijon kontrollet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




