KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja nga vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shkak një konflikt i të birit! Viktimën e qëlluan me grushte e shkelma

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal ndërroi jetë Ismail Aliaj, 63 vjeç.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital, ka pasur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Babë e bir, kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e ngjarjes dhe për të sqaruar konfliktin. Autori ka qenë në makinë në ato momente me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali, ku viktima me të birin i janë afruar. Kanë debatuar me fjalë dhe më pas situata ka degraduar në fyerje e sharje. Duke qenë se autori ka shtëpinë aty pranë, kanë ndërhyrë në konflikt edhe dy shokë të tij. Aty ka nisur një konflikt fizik mes palëve me shkelma dhe grushte.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autori e ka goditur 63-vjeçarin Ismail Aliaj dy herë me grushte dhe një herë tjetër me shkelm. Viktima është përplasur në tokë dhe ka gjetur vdekjen. Konfirmohet gjithashtu se viktima ka pasur edhe probleme në zemër, ku është operuar më parë dhe, krahas goditjes, mund të ketë qenë një ndër faktorët që i ka shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autori, së bashku me dy shokët e tij, më pas janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, krahas viktimës i cili është dërguar në spital, por nuk ia ka dalë dot, djali i tij është dërguar gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Viktimës i kanë djegur edhe automjetin rreth një muaj më parë, por siç konfirmohet nga policia, kjo ngjarje s’ka lidhje me djegien e makinës që ka pasur viktima.

Related Articles

Back to top button