DETAJE TË REJA nga vrasja në Reskovec/ “Janë vëllezër”- Reagojnë banorët: Viktimat dhe autori kishin marrëdhënie shoqërore
Fqinjët e dy viktimave në Reskovec kanë në lidhje me ngjarjen e tragjike të ndodhur pasditen e sotme në fshatin e tyre ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Kurtaj nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Gjithashtu një fqunj është shprehur se cilado të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Më tej ai shtoi se para një jave kemi qenë në të njejtin vend dhe u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika.
“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.
Ndërsa një banor tjetër tha se i njoh dhe janë vëllezër shumë të mirë. sakaq ai u shpreh se utori ka një aktivitet pularie, ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit, kishin marrëdhënie tepë shoqërore
“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.