KRONIKË

Detaje të reja për kafkën e gjetur në Berat, punonjësi i varrezave: Në qese ishin edhe eshtra të tjera. Pjesa e brinjëve dhe…


Jo vetëm kafka e një femre ishte hedhur brenda qeses plastike, në qese ndodheshin edhe disa pjesë eshtrash të trupit. Detaje tronditëse zbulon punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, që ishte mbuluar me gjethe për të mos u zbuluar shpejt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mesditën e djeshme u raportua se një kafkë ishte gjendur e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit. Kafka u gjet mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Por sot kanë dalë të tjera detaje tronditëse në lidhje me këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, i cili konfirmon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka por edhe pjesë të tjera të eshtrave.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Punonjësi Tomorr Nure ka pohuar se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar.

Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Duke treguar edhe vendin ku i gjet qesja plastike me kafkën dhe eshtrat brenda saj pohon se ajo është sjellë dhe është hedhur nga jashtë nga ndonjë person, që pasi e ka hedhur e ka mbuluar me gjethe për të mos u gjetur shpejt.
Kafka dhe eshtrat trupore, të gjetura mesditën e djeshme në varrezat e Burdulliasit në Berat, është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj.

Kafka i përket një femre dhe ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja.

Related Articles

Back to top button