KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të tjera nga aksidenti ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti: Motomjeti me katër rrota u përmbys, plagoset edhe një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Dajlanit, në Vlorë, ku ka humbur jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:40, Mehmeti po lëvizte me një motomjet me katër rrota në një sipërfaqe bregdetare, jashtë zonës rrugore, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, motomjeti është përmbysur dhe ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Reklama në FieriWeb - “”

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. 40-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga verifikimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur jashtë zonës rrugore dhe nuk janë përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button