KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje tronditëse nga plagosja e 17-vjeçarit në Tiranë, i riu u qëllua aksidentalisht gjatë kohës që po konsumonin alkool

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Tiranë, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, katër të rinj ndodheshin në banesën private të 19-vjeçarit Rigers Sylaj, ku po konsumonin alkool. Burimet bëjnë me dije se në një moment, 19-vjeçari ka marrë një pistoletë për t’ua treguar shokëve dhe dyshohet se, pa e ditur që arma kishte fishek në fole, ia ka drejtuar në kokë 17-vjeçarit, duke shkaktuar shkrepjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë, i mituri ka marrë një plagë të rëndë në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Mësohet se pas ngjarjes, 19-vjeçari dhe dy shokët e tjerë, të moshave 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë të plagosurin në oborrin e banesës dhe kanë njoftuar ambulancën. Fillimisht, ata kanë deklaruar se kishin dëgjuar një të shtënë arme dhe se 17-vjeçari ishte plagosur në oborr. Megjithatë, gjatë marrjes së mëtejshme në pyetje, kanë pranuar se ngjarja kishte ndodhur brenda banesës gjatë kohës që po konsumonin alkool.

Reklama në FieriWeb

Sipas burimeve, arma e zjarrit dyshohet se i përkiste 19-vjeçarit Rigers Sylaj, i cili raportohet se është djali i një ushtaraku.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia arrestoi 19-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërsa dy të rinjtë e tjerë procedohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button