DETAJET e vrasjes së 36-vjeçares shqiptare në Itali, policia në kërkim të bashkëshortit, kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë pritet…
Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali. Gruaja u ekzekutua në mes të rrugës pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç.
“Vrapo, mami ka vdekur”, mësohet të ketë bërtitur vajza e vogël e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.
Bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jetonte prej kohësh, dyshohet se është edhe autori. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke cituar burime të karabinierëve, mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje të herë pas hershme, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Megjithatë nuk rezulton që gruaja të kishte bërë denoncim.
Në Itali prej 17 vitesh, 36-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e djeshme, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë. Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.
Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.