AKTUALITETKRONIKË

DETAJET nga tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë pasi piu kafe me kunatën! Mësoi se bashkëshorti e tradhtonte


Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dy ditë më parë, një 31-vjeçar denoncoi në polici se bashkëshortja e tij bashkë me tre fëmijët janë zhdukur, por sot (5 maj), blutë kanë arrestuar Ergys Arrazin, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijët, duke shkaktuar edhe vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Policia thotë se vajza 9 vjeçare e Ergys Arrazit është gjetur e pajetë dhe dyshohet se është vetëmbytur, ndërkohë palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Related Articles

Back to top button