KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhërmi/ I dha Jet Ski një 12-vjeçari, gjobitet me 10 mijë lekë pronari dhe i bllokohet mjeti

Një pronar mjeti lundrues është ndëshkuar me 10 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar Jet Ski, pasi ia kishte dhënë për përdorim një 12-vjeçari.

Rasti është konstatuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë kontrolleve të zhvilluara për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, përballë plazhit të Dhërmiut. Efektivët ndaluan mjetin lundrues dhe gjatë verifikimeve rezultoi se ai drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar, ndërsa në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm.

Reklama në FieriWeb - “”

Për shkeljet e konstatuara, pronari i Jet Ski-t, shtetasi me iniciale M. Xh., u gjobit me 10 mijë lekë të rinj dhe mjeti lundrues u bllokua.

Policia Kufitare apelon ndaj qytetarëve dhe subjekteve që japin me qira mjete lundruese të mos ua besojnë ato të miturve ose personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtimin e tyre, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe sigurinë e pushuesve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me qëllim garantimin e sigurisë në det dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button