AKTUALITETKRONIKË

Dhërmi/ Pronari dhe dy punonjës të një hoteli bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari, dërgohen me urgjencë në spital punonjësit

Dhërmi/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dhërmi/Informacion shtesë

Reklama në FieriWeb

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button