KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhërmi – Shkeli perimetrin e sigurisë me gomone, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, pasi shkeli perimetrin e sigurisë në zonën bregdetare të Dhërmiut, duke rrezikuar jetën e pushuesve që ndodheshin në plazh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare Vlorë–Ksamil, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë patrullimit, efektivët morën njoftim nga pushuesit se një gomone kishte hyrë shumë pranë bregut në zonën e Dhërmiut, duke krijuar rrezik për personat që po bënin plazh. Ngjarja ishte filmuar nga qytetarë dhe pamjet ishin publikuar edhe në portalin JOQ.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare, u bë identifikimi i mjetit lundrues dhe i drejtuesit të tij, shtetasit me iniciale F.D.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të procedurave administrative, ndaj tij u vendos masa administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa autoritetet proceduan edhe me bllokimin e mjetit lundrues.

Policia Kufitare u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, për të shmangur rrezikimin e jetës së pushuesve në zonat e plazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button