KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhuna në protestën e Zvërnecit, kompania shkëput kontratën me firmën e sigurisë: Kërkojmë ndjesë për incidentin

Kompania Zvërnec South Adriatic Development ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së një dite më parë në Zvërnec, ku një protestues u përplas fizikisht me punonjës të sigurisë private.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një deklaratë zyrtare, kompania bën me dije se ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhëniet kontraktuale me shoqërinë e sigurisë që kishte angazhuar për ruajtjen e zonës së projektit, duke e cilësuar sjelljen e saj si të papranueshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas kompanisë, firma e sigurisë ishte kontraktuar për garantimin e sigurisë në një zonë që ajo e konsideron pronë private dhe dispononte të gjitha licencat përkatëse. Megjithatë, pas shqyrtimit të pamjeve të publikuara, drejtuesit e projektit kanë vlerësuar se veprimet e kryera ndaj protestuesit bien ndesh me ligjin dhe standardet e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij për të protestuar jashtë kufirit të pronës dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë është e papranueshme moralisht dhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagim.

Reklama në FieriWeb

Kompania ka kërkuar ndjesë publike për incidentin dhe u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të kryejnë një hetim të plotë dhe të paanshëm, duke ndëshkuar sipas ligjit personat përgjegjës.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se marrëdhënia me komunitetin lokal mbetet një prioritet dhe se në javët e ardhshme do të shtohen përpjekjet për komunikim me banorët e zonës.

Nga ana tjetër, kompania ka reaguar edhe ndaj materialeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke pretenduar se disa prej pamjeve të publikuara të projektit janë të fabrikuara dhe synojnë të krijojnë perceptimin se investimi do të dëmtojë mjedisin.

Sipas saj, projekti është konceptuar për t’u harmonizuar me natyrën dhe për të respektuar standardet më të larta të mbrojtjes së ekosistemeve të zonës së Zvërnecit. Kompania premton se projekti final do t’i prezantohet publikut në kohën e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button