AKTUALITETKRONIKË

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Vetëdorëzohet një nga autorët. Policia shpërblim 20 mijë euro për çdo informacion

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dhunimin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, pasi ai po përfaqësonte ligjërisht një familje, e cila kishte trashëguar një pronë në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Një nga autorët, Dorian Aliaj, i cili dyshohet se është organizatori, u vetëdorëzua.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vocaj shtoi se policia ka vendosur në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorëve të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është godiur për shkak të detyrës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës.

Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të nënshkruajnë aktet ligjore. 

Vazhdohet operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Për çdo informacion, 20 mijë vihen në dispozicion. Tani është vetëdorëzuar Dorian Beqir Aliaj”, tha Tonin Vocaj.

Related Articles

Back to top button