KRONIKË

Dhunoi 3-vjeçaren, zbardhet dëshmia e edukatores: E godita me…


Zbardhen detaje nga dëshmia e edukatores Majlinda Dehima, e cila ka dhunuar një fëmijë 3 vjeç në kopshtin privat “Stinët”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dehima është shoqëruar në komisariatin nr 1 të Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi bën të ditur se “ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për shtetasen M. D., me detyrë kujdestare në këtë kopsht, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve””. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga raportimet mësohet se në dëshminë e saj para policisë, Dehima ka deklaruar se e ka goditur me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas Tv Klan, Dehima ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se vajza mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Dhuna ndaj 3-vejçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike këtë ngjarje të rëndë.
Pas publikimit të ngjarjes u zbulua se kopshti 4 stinët vepronte pa liçensë, ndërsa u njoftua mbyllja e tij.

Related Articles

Back to top button