KRONIKËRAJONI

Dhunoi dhe detyroi të dashurën të abortonte, zbardhet identiteti i shqiptarit nga Fieri në Greqi


Zbardhet identiteti i shqiptarit që dhunoi të dashurën e tij shtatzënë, e cila nga dhuna humbi dhe fëmijën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button