Dhunoi njerkën pas konfliktit për pronën, zbardhen detaje nga arrestimi i djalit të “Gjeneralit” të bandës famëkeqe të Tiranës
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Robert Kullës, djali i Nehat Kullës, i njohur si “gjenerali” i bandës famëkeqe të Tiranës.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se ai është arrestuar pasi ka dhunuar njerkën e tij, pas një konflikti pronësie. Mësohet se konflikti ka qenë i mëparshëm dhe se gruaja e Nehat Kullës ka pasur urdhër-mbrojte prej 43-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës”, thuhet në njoftimin e policisë.