Dhunuan modelen/ Prokuroria jep pretencën, kërkon 2 vite burg për Mariela Berishën. Për Antonelën…

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Mariela dhe Antonela Berishën.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove.
Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.
Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.