AKTUALITETEKONOMIMJEKSIA

Diabeti po kthehet në epidemi, fondi për fishat merr 20% të rimbursimit të barnave


Teksa prej vitesh, fondi i rimbursimit të barnave mbetet në vendnumëro dhe Shqipëria nuk është e aftë të përfshijë asnjë medikament novator për sëmundjet e rralla dhe ato të rënda, diabeti përveçse po shndërrohet në pandemi, po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në listën e rimbursimit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), gjatë vitit të kaluar, fondet që shkuan për disbursimin e fishave të diabetit arritën një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, duke zënë gati me 20% të fondeve totale të rimbursimit prej rreth 11 miliardë lekësh në vitin 2022.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rimbursimi në grupin “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” ishte 130 milionë lekë më shumë se me 2021. Për vitin 2022 ky grup zuri 20% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 19.1% që zinte një vit më parë, referoi FSDKSH.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në këtë grup, rritja më e madhe krahasuar me vitin 2021 konstatohet te barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,6% të shpenzimeve të gjithë grupit A dhe rreth 19,2% të shpenzimeve totale të rimbursimit, krahasuar me 18.5% që zinin vitin e kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fondi shpjegoi se në tërësi është grupi i insulinave, rritja e konsumit të tyre, që ka shkaktuar këtë rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit. Konkretisht, isnsulinë Aspart solution me një rritje 41.1 milionë lekë më shumë se shpenzimet e vitit 2021.

Insulinë Glarginë me një rritje prej 20.1 milion lekë më shumë se shpenzimet e vitit të kaluar për këtë bar dhe Insuline Detemir me një rritje prej 2.7 milion lekë më shumë se një vit më parë, etj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Sipas Fondit këto barna janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për diagnozën Diabet Mellitus, si diagnoza me peshën më të madhe në rimbursim, me rreth 19.5 % të vlerës totale të rimbursimit.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet për rimbursimin e diabetikëve po arrijnë medikamentet për sëmundjet e sistemit kardiovaskular, i cili vitin e kaluar zuri 24 për qind te fondit total të rimbursimit.

Diabeti po gjen përhapje të shpejtë vitet e fundit dhe kjo si pasojë e stilit defektoz të jetesës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash, diabeti dhe hipertensioni që vijnë si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021, gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%./MONITOR

Related Articles

Back to top button